Lajme
Situatë e qetë në Maqedoni
Pas vrasjes së pesë personave të etnitetit maqedonas në fshatin Smilkovë pranë Shkupit dhe protestave të banorëve lokalë për të shprehur revoltën ndaj aktit, situata në Maqedoni të shtunën paraqitet e qetë.
Viktimat janë identifikuar si: Filip Sllavkovski, Aleksandar Naçevski, Cvetanço Açevski, Kire Trikovski dhe Borçe Stevkovski, ndërsa varrimi i tyre do të bëhet sot.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po punon intensivisht në zbardhjen e rastit.
Sot janë zhbllokuar rrugët e Butelit e Radishanit që shpijnë në drejtim të vendbanimeve shqiptare , ndërkohë që në të gjitha viset e përziera etnike vërehet prani e shtuar e forcave policore.
Ndërkaq, zyrat e të gjitha përfaqësive diplomatike në Maqedoni e kanë dënuar rastin duke kërkuar nga institucionet e vendit që të gjenden sa më parë ekzekutorët dhe të vihen para organeve të drejtësisë.
Pas Ambsadës Amerikane edhe Bashkimi Evropian gjithashtu ka shprehur shqetësime dhe ngushëllime lidhur me vrasjen e pesëfishtë në periferi të Shkupit.
Nga kjo zyrë informojnë se shefi i misionit, ambasadori Aivo Orav është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet e Shkupit. Edhe OSBE në Maqedoni ka ftuar autoritetet në Maqedoni që të kryejnë hetim të shpejtë për vrasjen e pesëfishtë në rrethinën e Shkupit, duke shpresuar se kryerësit e kësaj vepre famëkeqe do të nxirren para ligjit, transmeton ReL.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













