Shkurt.ch
Situatë kritike në Zvicër nga vërshimet
Reshjet e shiut që kanë rënë pandërprerë këto tri ditët e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe situatë të tensionuar në regjione të ndryshme të Zvicrës. Kështu, gjendja më kritike konsiderohet të jetë në kantonin Valis.
Fshati Les Crosets në luginën Val d`Illiez është shkëputur nga bota ndërsa në Monthy dhe në Saint Gingolph, pas rrëshqitjeve të shumta të dheut në regjion, autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë për evakuimin e qytetarëve.
Si masë parandaluese është ndërprerë linja hekurudhore në mes të Monthey dhe Saint-Maurice.
Në qytetin e Bernës, uji i lumit Aare ka mbuluar shtigjet për kalimtarë rreth tij, njofton srf.ch. Ndërsa, pas liqenit të Thunit edhe ai i Bielit ka arritur nivelin më të lartë, kritik të ujit.
Sipas policisë, bodrumet në Bernë janë stërmbushur me ujë ndërsa janë vërshuar edhe rrugët dhe janë rrëzuar drurët në zonat e goditura
Situatë e nderë mbretëron edhe në kantone tjera. Kështu, në qytetin e Gjenevës janë bllokuar tri ura për shkak të fryrjes së lumit Arve, transmeton albinfo.ch. Ndërsa një linjë e tramvajit është dashur të devijohej.
Një linjë lundrimi e anijes në lumin e Rajnës në mes të Bazelit dhe Francës është dashur të ndërpritet për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të shkaktuar nga shirat. Të kujtojmë, niveli i Rajnës ka arritur lartësinë kritike prej 820 centimetrash.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës










