Lajme
S’ka më azil në Belgjikë
Sekretarin e shtetit për buxhet, politika familjare, migrim dhe azil të Belgjikës, Melchior Wathelet ka qenë recidiv sot kur para ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se në këtë shtet nuk jepet më azil politik dhe ekonomik dhe se për këtë duhet të vetëdijesohen qytetarët e Kosovës.
Gjatë vizitës së sotme në Kosovë, Wathelet ka përmendur edhe numrit e madh të azilkërkuesve kosovarë gjatë viteve 2009-2010 dhe më herët, që, sipas tij, është i lartë duke marrë sipas kokës së banorëve.
Sekretari Wathelet ka thënë se janë të brengosur me numrin e madh të azilkërkuesve nga Kosova, ngase nuk ka arsye të kërkimit të azilit ekonomik në Belgjikë nga kosovarët.
“Azilkërkuesit nuk do të pranohen më si refugjatë dhe do të kthehen në Kosovë. Njerëzit e meritojnë të dinë të vërtetën dhe të mos abuzohen nga njerëzit e caktuar”, ka thënë Wathelet.
Ndërsa ministri Rexhepi ka thënë se është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit dhe mundësitë e verifikimit nëse të gjithë azilkërkuesit janë nga Kosova dhe se ekziston bindja që një numër i tyre nuk janë kosovarë. Në këtë takim u tha se po ashtu do të ketë bashkëpunim shumë të ngushtë edhe në procesin e kthimit dhe akomodimit të personave të riatdhesuar.
Ministri Rexhepi ka apeluar tek qytetarët që të mos bien viktimë e agjencive të ndryshme, duke premtuar se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hulumtojë këto raste dhe nëse ka arsye, edhe t’i ndiqen penalisht.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026











