Lajme
S’ka rritje pagash më shumë se 14 për qind
Sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me buxhetin që e ka Kosova, nuk mund të ketë rritje me të madhe se 14 për qind
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka premtuar rritje të pagave për arsimtarët dhe sektorin publik deri 100 për qind brenda katër viteve të ardhshme, por një gjë e tillë konsiderohet e pamundur nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas ekspertëve të ekonomisë, me buxhetin që e ka Kosova, nuk mund të ketë rritje me të madhe se 14 për qind.
Besim Beqaj është ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës. Por edhe Beqaj, siç raporton KLive, nuk ka qenë në gjendje të deklarojë se sa do të jenë rritjet e pagave për shërbyesit në institucionet e Kosovës si, arsim, shëndetësi, polici, FSK, etj.
“Ne kemi siguruar masë monetare që do të mundësojë rritjen e pagave. Sigurisht se ky vendim do të jetë vendim meritor për të gjithë njerëzit në Kosovë të cilët kanë të bëjnë më institucionet e Kosovës. Ky vendim do të jetë i qeverisë dhe do t’u njoftojmë me kohë kur dhe sa do të rriten”, k deklaruar Beqaj.
Stabiliteti buxhetor, siç ka thënë ai, i mundëson Qeverisë së Kosovës që të ketë rritje meritore për vitin 2014 dhe të vazhdohet edhe më tutje.
Në projektbuxhetin për vitin 2014 janë paraparë, 484 milionë euro në llogarinë e pagave, që janë 45 milionë më shumë se sa vitin e kaluar që ishin 439 milionë për paga. Në publikimin e FMN-së, ndërkaq thuhet rritja e pagave nuk do të kaloj 14 përqindëshin.
Sipas FMN-së, draftbuxheti përmban shpenzimet aktuale të 1.062 milionë euro (19.3 për qind të GDP-së), e që brenda kësaj mbulese, pagat e sektorit publik janë rritur nga 8.3 për qind në 8.9 për qind.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se nga 1 janari do të ketë rritje të pagave për arsimtarët dhe për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Thaçi ka thënë se ngritjet do të shkojnë 100 për qind brenda katër viteve, që i bije nga 25 për qind për çdo vit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











