Lajme
S’ka targa të rregullta, prodhohen targa prej letre
Pasi disa herë ka dështuar tenderi për pajisje me targa të reja (RKS dhe KS), MPB po lëshon në qarkullim targa prej letre të quajtura “probatin”
Ka disa muaj që Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka targa RKS dhe KS për t’i pajisur qytetarët që i doganojnë apo regjistrojnë veturat e reja. Kjo pasi disa herë ka dështuar tenderi për pajisje me targa të reja, prandaj për t’ua lehtësuar qytetarëve lëvizjen vetëm brenda Kosovës, MPB po lëshon targa prej letre të quajtura “probation”.
Tenderi për pajisje me targa po zvarritet pasi kompania që është eliminuar nga tenderi është ankuar disa herë dhe vonesat administrative kanë bëtë që të ketë vonesa edhe në shpalljen e kompanisë fituese.
Në këtë rast, Konsorciumi “G3 Inxhiniering & Rade Konçar” ka bërë sërish ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) si palë e pakënaqur në tenderin për “Furnizim me targa të automjeteve”, të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Kosovës, citon “Zëri”, transmeton Albinfo.Ch.
Konsorciumi në fjalë po pretendon se gjatë procesit të prokurimit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë së paku 6 shkelje të neneve të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Prandaj derisa nuk zgjidhen të gjitha paqartësitë, qytetarët e Kosovës edhe për një periudhë do të pajisen me targa prej letre. Me këto targa nuk mund të dilet jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













