Sport
Skëndërbeu – Partizani pa tifozë nga Serbia
Ndeshja e së enjtes në Ligën e Evropës mes Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit do të zhvillohet pa tifozët mysafirë.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit shqiptar Ardjan Takaj, që ka thënë se klubet kanë marrëveshje për të lënë tifozët e skuadrave mysafire jashtë stadiumeve në të dy ndeshjet.
“Do të jetë vetëm delegacioni i tyre me rreth 50 veta, ashtu siç do të jetë edhe i joni në Beograd. Kjo duhet trajtuar vetëm si një ndeshje futbolli. Nuk na lejohet t’i japim nota nacionalizmi dhe duhet të tregojmë qytetarinë dhe kulturën tonë”, ka thënë Takaj për “Top-Channel”, përcjell albinfo.ch.
Paraditen e së hënës, presidenti Takaj ka pasur edhe një takim me ambasadorin serb në Tiranë, i cili ka kërkuar që të merren të gjitha masat nga pikëpamja organizative për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Në Grupin B të Ligës së Evropës prin Dynamo Kyiv me 6 pikë, Young Boys ka 2 pikë, ndërsa Partizani dhe Skënderbeu kanë nga një pikë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











