Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën në Vjenë
Kjo ekspozitë skulpturash e Destan Gashit do të jetë e hapur nga 26 janari deri më 23 shkurt 2012
Skulptori i njohur kosovar që jeton dhe krijon në Vjenë të Austrisë, autor i disa ekspozitave personale, Destan Gashi paraqitet me ekspozitën e tij më të re në „Paulus Apotheke „ në Vjenë, vend ky i njohur për aktivitete artistike..
Në këtë veprimtari ekspozuese Destan Gashi do të prezantojë 11 skulpturat e gdhendura në lloje të ndryshme të gurit..
Në skulpturat e tij, dominon edhe këtë herë si figurë artistike femra..
Kjo ekspozitë skulpturash e Destan Gashit do të jetë e hapur nga 26 janari deri më 23 shkurt 2012.
Krijuesi Destan Gashi është prejardhje nga Rahoveci i Kosovës. Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, fillimisht në pikturë duke diplomuar në vitin 1978, ndërsa më vonë vazhdon në degën e skulpturës dhe diplomon në vitin 1985..
Prej vitit 1987, ai jeton dhe krijon si skulptor i pavaruar në Vjenë të Austrisë, dhe ka hapur shumë ekspozita kolektive dhe personale në Vjenë, dhe në vende të ndryshme gjithandej Austrisë.
http://www.paulus-apotheke.at/news/item/88-einladung-zur-vernissage-destan-gashi.html
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër Gratë janë më të prekura, ndërsa për burrat rreziku më i lartë mbetet kanceri... -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026? -
Ndërtesa më e lartë në Zvicër: Mega-rrokaqiell i ri i planifikuar në Cyrih -
Shtrimet në spital në urgjencë rriten ndjeshëm në dimër -
Berna nuk sheh asnjë arsye për të zgjatur ligjin e Airbnb-së












