Lajme
Skulpturat e Çavdarbashës në shkatërrim e sipër
Çavdarbasha i ka lënë rreth 100 skulptura, të punuara prej mermeri, druri, poliesteri. Ato po shkatërrohen për çdo dit, ndërsa shteti i ka lënë pas dore
Veprat më të bukura të skulpturës kosovare që i ka krijuar për disa vjet, artisti Agim Çavdarbasha, janë para shkatërrimit, në mungesë mirëmbajtjeje. Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit për këtë vit nuk ka ndarë mjete për shpëtimin e veprave që ka lënë pas skulptori i ndjerë.
Çavdarbasha i ka lënë rreth 100 skulptura, të punuara prej mermeri, druri, poliesteri e materialeve të tjera. Artistët që ia dinë vlerat këtyre punimeve, kanë ngritur zërin disa herë, duke kërkuar që veprat me përmasa botërore, të ruhet dhe kultivohen nga institucionet shtetërore.
Shumica prej veprave zënë vend në oborrin e galerisë së Çavdarbashës, që ndodhet në Çagllavicë në periferi të Prishtinës. Siç raporton “Koha” me dekada këto vepra i janë ekspozuar borës e shiut.
Fondacioni që mban emrin “Agim Çavdarbasha” në tetor të vitit të kaluar, kishte bërë publike planet që t’i kërkonte ndihmë Ministrisë së Kulturës për restaurimin e konservimin e veprave që janë pjesë e krijimtarisë së skulptorit. Por, deri më tani nuk e kanë bërë një kërkesë me shkrim.
Shkëlzen Dragaj, shefi i kabinetit të ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, për këtë ia ka hedhur fajin fondacionit “Agim Çavdarbasha”, që nuk ka sjellë projekt në Ministrinë e Kulturës. Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ministria e Kulturës në të ardhmen t’u dalë në ndihmë familjarëve për të restauruar skulpturat.
Sebahate Çavdarbasha, bashkëshortja e skulptorit, ka thënë se shqetësimi i saj më i madh gjithmonë kanë qenë skulpturat e dëmtuara. “Ato i ka shkatërruar koha. Mermeri është çarë, është plasaritur dhe s’po guxojmë as t’i lëvizim nga vendi, sepse po dëmtohen edhe më shumë”, ka thënë ajo.
Sebahatja ka rrëfyer se skulptori i ndjerë të hënën e ka pasur 70-vjetorin e lindjes.
Në maj të vitit 2013, Ministria e Kulturës, pas zvarritjes njëdekadëshe kishte finalizuar projektin për rinovimin e galerisë së Çavdarbashës, që ndodhet në Çagllavicë.
Ndryshe, skulptori Agim Çavdarbasha u lind më 1944 në Pejë ndërsa vdiq në Prishtinë në vitin 1999. Ai ka qenë ndër skulptorët më të mirë kosovarë që ka marrë pjesë në qindra ekspozita në Kosovë, ish Jugosllavi, por edhe në shtetet e ndryshme të botës. Dhjetëra herë është shpërblyer për veprat më të mira
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














