Shkurt.ch
Snowden kërkon azil në Zvicër?
Përveç në Rusi dhe në disa vende tjera, ish agjenti sipas Wikileaks, ka kërkuar azil edhe në Zvicër
Ish agjenti i rebeluar i shërbimit sekret amerikan Edward Snowden, i bërë i njohur për publikimin e të dhënave të rëndësishme shtetërore, për të cilat ishte i detyruar të heshtte, vazhdon të ketë telashe me azilin e tij. Ai ka ngritur akuza ndaj SHBA-së, e cila, siç bën të ditur organizata Wikileaks, po provon ta ndalojë atë që të marrë azil në disa vende. Madje, pasaportën e tij SHBA-ja e ka shpallur të pavlefshme, përkundër faktit se asnjë gjykatë nuk e ka shpallur Snowdenin fajtor.
Përveç në Rusi dhe në disa vende tjera, ish agjenti sipas Wikileaks, ka kërkuar azil edhe në Zvicër. Ndërsa, siç qe bërë e ditur ditë më parë në medie, Snowden kishte drejtuar kritika të ashpra ndaj Zvicrës dhe zviceranëve, duke i quajtur këta të fundit veç tjerash edhe racistë.
Ndërkohë, presidenti rus, Putin kishte deklaruar se Snowden mund të mbetet në Rusi por me kushtin që me veprimet e tij të mos i shkaktojë më dëme SHBA-së. I përballur me këtë kusht, Snowden ka refuzuar azilin në Rusi, njofton një zëdhënës i Kremlinit.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore












