Lajme
Solothurni, 73 për qind kundër të drejtës së të huajve për të votuar
Nisma kërkonte që komunave t'u jepej autoriteti për të vendosur për votimin e personave me leje qëndrimi të përhershëm ("Viza C")
Në kantonin Solothurn, qytetarët me të drejtë vote kanë refuzuar qartë të drejtën opsionale të të huajve për të votuar në nivelin komunal, raporton srf.ch.
Ata kanë hedhur poshtë nismën e eksponentëve nga Partia Socialdemokrate (SP) dhe të Gjelbrit për futjen e së drejtës së votës për të huajt, transmeton albinfo.ch. Refuzimi i kësaj të drejte është bërë në një masë mjaft bindëse: 73 për qind të votuesve kanë votuar kundër. Pjesa për Po ka qenë 27 për qind.
Nisma, nëse do të votohej, synonte të ndryshonte kushtetutën. Me atë ndryshim, komunave do t’u jepej autoriteti për të qenë në gjendje të vendosin për pjesëmarrjen (votimin) e personave me leje qëndrimi të përhershëm (“Viza C”).
Parlamenti i kantonit kishte hedhur poshtë një kërkesë të tillë ndërsa Këshilli qeveritar ishte pro.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













