Jeta në Zvicër
Sommaruga, apel kundër indiferencës ndaj refugjatëve
EKM mban konferencën vjetore në kohën kur problemi i të huajve është në krye të prioriteteve në opinionin e këtushëm. Tema e konferencës: "Mbrojtje apo indiferencë?"
Migracioni dhe gjithçka që lidhet me të huajt është një temë që preokupon në çdo kohë shoqërinë zvicerane, e cila ndërkaq, në dritën e zhvillimeve të mëdha migratore në botë gjatë kohëve të fundit, është bërë edhe më e ndjeshme ndaj kësaj teme.
Komisioni Federal për çështje të Migracionit (EKM) po e mban konferencën e tij vjetore pikërisht në kohën kur kjo problematikë me çështjet që lidhen me të, është në vlugun e saj në opinionin e këtushëm. Tema e konferencës është “Mbrojtje apo indiferencë?”
Për këtë arsye në konferencë ka qenë e pranishme dhe u është drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë përmbajtjesore pikërisht ministrja e drejte¨sisë dhe çështjeve policore, SImonetta Sommaruga, në resorin e së cilës bie edhe problemi i migracionit.
Në kohën kur vala e refugjatëve që ia mësyjnë Evropës perëndimore është më e madhe se ndonjëherë më parë në historinë e re, Zvicra nuk mund të qëndrojë si ishull, e izoluar nga këto zhvillime. Për këtë arsye ajo është e detyruar t`i koordinojë veprimet e saj dhe po i koordinon, me vendet tjera perëndimore, të prekura nga këto zhvillime, ka thënë Sommaruga. Ajo ka folur pastaj për traditën humanitare të Zvicrës dhe për nevojën që kjo traditë të vazhdohet, për sa kohë që ka njerëz në nevojë. Sommaruga ka tërhequr vërejtjen kundër tendencave ksenofobie që po qesin krye në shoqërinë e këtushme dhe ka apeluar që të votohet kundër iniciativës Ecopop, më 29 nëntor.
Për migracionin si problem global ka bërë fjalë në referatin e tij Roger Zetter, profesor emeritus nga Univesrietti i Oksfordit (Angli). Ai, duke pranuar se problemi me refugjatët është real, ka tërhequr vërejtjen nga paniku që kap perëndimorët kur bëhet fjalë për mësymjen masive të refugjatëve në Evropë. Sipas shifrave që ka prezantuar Zetter, vetëm 5 për qind të refugjatëve duan të shkojnë për të kërkuar azil në vendet e Evropës perëndimore ndërsa 95% të tjerë strehohen përkohësisht ë vendet fqinje ose në zonat e sigurta brenda vendeve të tyre.
Me një ligjëratë interesante u është drejtuar të pranishmëve kryetari i Këshillit Italianë për Refugjatë, Christopher Hein. Duke qenë vetë nga vendi që, për shkak të pozitës gjeografike preket i pari nga vala e refugjatëve, Hein ka bërë një përshkrim prekës dhe të thellë të gjendjes në Itali sa i përket kësaj problematike. “Të mbrohen kufijtë apo të mbrohen njerëzit”, ka qenë titulli i ligjëratës së tij, në të cilën ai ka prekur çështje të mprehta lidhur me refugjatët që preokupojnë Italinë dhe Evropën në këto momente.
Në konferencë kanë marrë pjesë si panelistë dhe si debatues edhe personalitete tjera të rëndësishme të skenës politike e shoqërore të Zvicrës.
Në pauzat mes sesioneve ka küenduar këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit me qëndrim në Zvicër, Elina Duni.
Konferenca po vazhdon punimet. albinfo.ch paraqitet nesër me një raportim më të gjerë rreth saj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












