Shkurt.ch
Sommaruga: “Trafiku i qenieve njerëzore, me përmasa industriale”
Numri i madh i atyre që kanë pësuar në aksidentin e rëndë të anijes me refugjatë, flet për përmasat e mëdha që ka marrë trafiku me qenie njerëzore.
Tragjedia që ka ndodhur të enjten në Lampedusa, në të cilën dyshohet se kanë humbur jetën rreth 300 refugjatë, ka shkaktuar dhembje te të gjithë. Edhe ministrja zvicerane e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, e cila po merr pjesë në konferencën e OKB-së për migracionin ka shprehur dhembjen dhe njëherësh zemërimin e saj me këtë që ka ndodhur.
Ajo ka thënë me këtë rast se numri i madh i atyre që kanë pësuar në aksidentin e rëndë të anijes me refugjatë, flet për përmasat e mëdha që ka marrë trafiku me qenie njerëzore.
Ky trafik, sipas ministres, sot „është shndërruar në një industri, një biznes gjigant që njerëzve u qaset me shpërfillje totale“.
Ajo ka thënë se shpreson që të gjithëve do të ju bëhet e qartë se bashkësia ndërkombëtare është e sfiduar rëndë nga problemi i migracionit legal. Në veçanti shteteve në regjionin rreth detit Mesdhe duhet tu ndihmojnë shtetet e Zonës së Schengenit.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










