Lajme
Sonte debat në Gjenevë mbi përfaqësimin e myslimanëve në Zvicër
Sonte në Gjenevë do të debatohet rreth aktualitetit mysliman në Zvicër. Mysafirët e ftuar do të mundohen të identifikojnë myslimanët e Zvicrës dhe të gjithë ata që flasin në emër të tyre. Me këtë rast edhe çështja e përfaqësimit të tyre nuk do të mungojë së trajtuari.
Më konkretisht, Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në bashkëpunim me Albinfo.ch do të mundohen të kuptojnë “se cili është komunikimi i instancave fetare që i përfaqësojnë myslimanët e Zvicrës, si dhe xhamitë shqiptare, boshnjake dhe turke?” Sepse, pohojnë organizatorët, “shumica dërmuese e popullatës myslimane në Zvicër është me prejardhje nga Ballkani, si dhe nga Turqia. Por, rrallëherë, ose thënë shumë rrallë dëgjohen zërat ose opinionet e subjekteve fetare si dhe asociacioneve që dalin nga këto komunitete”.
Për të debatuar janë ftuar David Gün, anëtar themelues i Qendrës kulturore turke në Moudon (VD) dhe Këshilltar komunal, Christophe Monnot, përgjegjës hulumtimesh, Observatori i Feve në Zvicër, Universiteti i Lozanës, Rejhan Neziri, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër nga Kreuzlingeni, Raphael Pomey, gazetar i “Le Matin”.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











