Sonte debati për pleqërinë në mërgim
Sonte tryeza e radhës, nga ora 18:30-20:00, në Schweizerisches Rotes Kreuz Rainmattstrasse 10, 3001 Bernë
Tema e pleqërisë dhe mërgimit do të jetë në fokus të tryezës së radhës që do të organizohet nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës bashkë me albinfo.ch, dhe partnerët tjerë si Schweizerisches Rotes Kreuz dhe migesplus.ch.
Gjithnjë e më shumë është e theksuar dilema e të moshuarve në diasporë se ku do ta kalojnë pleqërinë pas pensionimit.
Pikërisht për këtë do të debatojnë ekspertët, të cilët do të bëjnë përpjekje të japin përgjigje se cila është rruga e duhur. Po ashtu do të flasin edhe për pensionistët e kthyer në vendet e tyre të prejardhjes. Përgjigje do marrin edhe pyetjet se si paraqitet situata e pensionistëve emigrantë në Zvicër ? Cilat janë hapësirat e socializimit në Zvicër si dhe në vendin e prejardhjes për këta persona të moshuar? Cilat janë programet ekzistuese si dhe projektet që janë në shërbim të tyre ?
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar në tryezë Deborah Biermann, udhëheqëse e programit për intregrim në Kryqin e Kuq në Bernë, Myriam Kleiner, udhëheqëse e projektit migesplus.ch, në Bernë, Mihane Latifi, ISA Bernë dhe Barbara Burri, Solidar, Cyrih.
Tryezën e moderon: Hilmi Gashi nga Unia, Bernë. E HAPUR PËR PUBLIKUN
Sonte, e mërkurë, 21 nëntor 201218:30-20:00Vendi: Schweizerisches Rotes Kreuz Rainmattstrasse 10, 3001 Bernë
Për më shumë informacione: klikoni këtu
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











