Sport
Sonte në Bazel duele të forta të boksierëve shqiptarë
Shemsi Beqiri do ta ketë përballë holandezin William Diender. Kickboksieri shqiptar rikthehet pas 15 muajve pushimi dhe mbron titullin e kampionit të botës për të 12 –tën herë
Një ngjarje e madhe e “Supro Fight Nicht” do të zhvillohet sonte (12 mars) në Bazel të Zvicrës. Në këtë spektakël të kickboksit do të zhvillohen disa duele të mëdha të kickboksierve shqiptarë.
Kampioni i shumëfishtë botëror Shemsi Beqiri do ta ketë meçin kryesor. Ai gjatë këtij dueli përballë do ta ketë holandezin William Diender. Kickboksieri shqiptar rikthehet pas 15 muajve pushimi dhe do të luftojë për të mbrojtur titullin e kampionit të botës për të 12 –tën herë.
Një tjetër duel interesant do të jetë edhe para meçi i vëllait të Shemsiut, Hysni Beqirit. Ai për kundërshtar do ta ketë Marco Pique. Synimi i radhës për Hysniun do të jetë Glory.
Ndërkohë një tjetër shqiptar që sonte do të ngjitet në ring do të jetë Ridvan Vllasaliu. Boksieri nga Prishtina do të ndeshet me Armen Petrosyan. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WFCA.
Petrosyan është kickboksier i njohur dhe ka eksperiencë më të madhe në këtë sport. Në anën tjetër Vllasaliu ka thënë për “albinfo.ch” se është i përgatitur maksimalisht dhe se ky është meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij. Ai është shprehur i bindur që këtë titull do ta fitojë në Bazel dhe ta dërgoj në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













