Kultura
Sonte në Cyrih: Dy filma me Arta Dobroshin
Dy filma që do të shfaqen në programin e sontëm janë : "Syri magjik" dhe "Heshtja e Lornës. Në të dytë, luan aktorja e njohur shqiptare nga Kosova, Arta Dobroshi
Siç kemi njoftuar tashmë, Podiumi i filmit i qytetit të Cyrihut (Film Podium der Stadt Zürich) nga 16 shkurti deri më 22 mars është duke shfaqur një cikël filmash shqiptarë, të shoqëruar nga aktivitete të tjera me temën “Shqipëria në film” (“Albanien in film”).
Gjatë kësaj periudhe po shfaqen si filmat shqiptarë nga koha e monizmit ashtu dhe filmat më të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, shkruan albinfo.ch. Ky cikël filmash rrumbullakësohet me shfaqjen e disa filmave nga Evropa Perëndimore që japin një pamje nga jashtë, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në kuadrin e këtij cikli, sot, më 6 mars janë paraparë tre filma. Filmi “Lamerica”, i cili është shfaqur tashmë njëherë pra pak ditësh, është shfaqur edhe sot, me fillim në orën 15.
Ndërsa dy filma të tjerë që do të shfaqen në programin e sontëm janë : “Syri magjik” dhe “Heshtja e Lornës. Në të dytë, luan aktorja e njohur shqiptare nga Kosova, Arta Dobroshi.
Filmi “Syri magjik” (Magic eye) shfaqet në orën 18 e 15 ndërsa i ka edhe dy shfaqje tjera: më 16 dhe më 21 mars, në orën 20.45. Ky është film i Kujtim Çashkut, me Arta Dobroshin dhe Bujar Lakon në rolet kryesore, shkruan albinfo.ch. Filmi i xhiruar në vitin 2005 temën e merr nga zhvillimet dramatike të viotit 1997 në Shqipëri.
Filmi tjetër, “Heshtja e Lornës” (Le silence de Lorna) është vepër e regjisorit të njohur Jean-Pierre Dardenne, prodhim nga viti 2008. Ky film i ka sjellë famë ndërkombëtare aktores sonë, Arta Dobroshi. Ai bën fjalë për peripecitë e një emigranteje të re nga Shqipëria në Belgjikë.
Sikurse të gjithë filmat edhe ky film që shfaqet sonte në orën 20.45, mund të shikohet në Kino Filmpodium, Nüschelerstrasse 11, 8001 Zürich.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1,000 veta në Bernë kërkojnë sanksione më të ashpra kundër Rusisë Demonstruesit kërkuan zbatim më të rreptë të sanksioneve. Ata donin të dërgonin një mesazh kundër agresionit... -
Kerzers, Fribourg: Drejtuesi i mopedit vdes në përplasje me traktorin -
Arrestohet kosovari pas sulmit me thikë në Embrach -
Partia Socialiste Zvicerane dëshiron të luftojë kundër rritjes së qirave -
Bernë: Me flamuj të Iranit dhe Izraelit, dhjetëra kundërshtarë të regjimit festuan para ambasadës iraniane















