Ekonomi
Sonte nënshkruhet memorandumi për Parkun e Bizneseve nga Diaspora
Në kuadër të Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare, sot në mbrëmje do të nënshkruhet memorandumi ndërmjet Unionit dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës për ndarjen e parcelës për parkun e bizneseve nga diaspora.
Me këtë marrëveshje për herë të parë bizneset shqiptare nga diaspora do të bëhen me park të bizneseve, që do të ndërtohet në komunën e Malishevës.
Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptare nga Gjermania, Vëllaznim Kelmendi, ka deklaruar se me këtë park, Kosova po i hap dyert diasporës dhe firmave shqiptare.
“Ne kemi punuar me vite që të vijmë deri te kjo ditë që sot po bëhet realitet”, theksoi Kelmendi për kosova press, transmeton albinfo.ch.
Hapjen e parkut prej 50 hektarëve e kanë mirëpritur edhe biznesmenët e tjerë nga diaspora.
Skënder Xhakaliu nga kompania “Ecolog” në Gjermani deklaroi se synimet e bashkatdhetarëve janë t’i orientojnë investimet në Kosovë.
“Besoj që me hapjen mundësisë së parkut, ekstra biznesor për diasporën do të kemi kompani edhe të huaja, të cilat janë të interesuara të bëjnë prodhime në vendin tonë. Të gjitha këto kompani vendore, të cilat operojnë në vendet e ndryshme të Evropës, sidomos në Gjermani, kanë nga dy-tre partnerë për bashkëpunim, dhe natyrisht është baza më e mirë e fitimit të besimit me partner të huaj si, gjerman, austriak dhe zviceran”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











