CH-Ballkani
Sonte, premiera e filmit “Babai” në Berlin
Në premierën e sontme do të jenë të pranishëm edhe regjisori Visar Morina dhe dy aktorët kryesorë, Astrit Kabashi e Val Maloku
Sonte (6 mars) jepet në Berlin premiera e filmit artistik “Babai” të regjisorit Visar Morina. Është fjala për një bashkëprodhim në mes të Gjermanisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Francës, ku rolet kryesore i luajnë aktorët nga Kosova: vogëlushi Val Maloku, Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi.
Në premierën e sontme do të jenë të pranishëm edhe regjisori Visar Morina dhe dy aktorët kryesorë, Astrit Kabashi e Val Maloku, shkruan kulturkurier.de, përcjell albinfo.ch
Ky film deri më tani ka marrë një numër çmimesh të rëndësishme. Në mes tjerash ai është shpërblyer me çmimin e festivalit Filmfest München 2015 për Regjinë më të mirë, transmeton albinfo.ch. Skenarin më të mirë dhe për aktorët më të mirë (Astrit Kabashi&Val Maloku) etj.
Nori dhjetëvjeçar dhe babai i tij Gëzimi shesin cigare së bashku në Kosovën e para luftës, të viteve `90. Gëzimi nuk e dëgjon të shoqen dhe do të ikë nga Kosova por pa Norin. Por Nori assesi nuk pranon dhe bën gjithçka për ta penguar. Ndodh një aksident dhe babai i dëshpëruar e dërgon Norin në spital. Ndërkohë, kur Nori lëshohet nga spitali, babai ndërkaq ka ikur fshehurazi. I mbushur pezm dhe vendosmëri, Nori i shkon mbrapa babait në një rrugëtim të rrezikshëm dhe në fund e gjen atë diku në Gjermani. Me një konsekuencë fëmijërore ai e ballafaqon babanë me veprimin që ka bërë dhe nuk mund t`ia falë.
Ptremiera jepet në “hackesche höfe kino”, Berlin, nga ora 20.00.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











