Kultura
Sopranoja Krenare Gashi e hapi me sukses sezonin koncertal
Përgjegjësi për muzikë i ka përshëndetur sopranon e suksesshme Krenare Gashi dhe shoqëruesen e saj me piano, duke bërë komplimente për performancën e tyre
Sezoni koncertal në Pfafenhofen ka filluar menjë mbrëmje këngësh të sopranos së lindur në Prishtinë, Kosovë, Krenare Gashi, shkruan hallertau.info. Atë e ka shoqëruar me piano Susanna Klovsky.
Duke prezantuar programin vjetor në sallën festive të Këshillit të Qytetit, referenti muzikor Peter Fesl tha veç tjerash se “një mbrëmje, koncert me këngë ishte madje i vonuar”, transmeton albinfo.ch. Me këto fjalë ai ka përshëndetur sopranon e suksesshme Krenare Gashi dhe shoqëruesen e saj me piano, duke bërë komplimente për performancën e tyre
Krenarja, debutimin e saj në operë e ka bërë me operën “Carmen” në Detmold, pikërisht me rolin e Carmenit, i cili asaj “i rri mirë” jo vetëm nga ana optike, shkruan më tutje portali gjerman. Që atëherë, ajo është prezantuar në shumë shtëpi operistike në botë si dhe ka kënduar në mesha dhe oratoriume, përcjell albinfo.ch. Pianistja Susanna Klovsky nga ana e saj, ka fituar çmime të shumta dhe tash, ka veç tjerash, një angazhim si profesoreshë në Shkollën e Lartë të Muzikës në Nürnberg.
Të dyja janë harmonizuar mjaft mirë ndërsa përzgjedhja e këngëve ka qenë e pazakonshme, serioze, nga epoka dhe gjuhë të ndryshme. Në skenë janë prezantuar këngë jo të lehta por edhe argëtuese. Fillimisht janë interpretuar nëntë këngë të Johannes Brahmsit, për të vazhduar me tri këngë të kompozitorit frëng Henri Duparc.
Pas pauzës Krenare Gashi me shoqëruesen e saj kanë interpretuar edhe këngë nga Joseph Strausi dhe të tjera, transmeton albinfo.ch. Në të gjitha rastet ajo ka dëshmuar një shkathtësi dhe një përgatitje të denjë prej këngëtareje të operës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













