Kosova
Sot nis punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Më 15 dhe 16 prill Kosova do të mirëpresë personalitete të ndryshme nga disa shtete të botës, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Temë bosht pritet të jetë dhuna seksuale gjatë luftës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për t’i sensibilizuar të gjithë për dhunën seksuale gjatë luftës, në kuadër të sesionit të dytë te Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në Prishtinë, do të jetë temë bosht çështja e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Në Prishtinë do të mblidhen më shumë se 40 shtete anembanë botës. Liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile. Forumi është një platformë që i dedikohet fuqizimit të zërit të grave”, tha presidentja të dielën në një konferencë për media.
Ajo ka thënë se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale të kryera nga ushtria dhe policia serbe vazhdojnë të rëndojnë ende jetën e qytetarëve tanë, pas gati 25 vjetëve të pasluftës. Osmani tha se dhimbja e Kosovës është e madhe, pasi gjatë luftës së fundit që janë dhunuara mbi 20 mijë gra nga ana forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Ndryshe, në këtë forum do të ketë një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-së.
Personalitete të tjera në këtë forum do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj. /GazetaExpress
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













