Lajme
Sot rrogat me rritje, FMN konteston
Edhe përkundër sugjerimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të mos ketë rritje të rrogave në sektorin publik, prej nesër rrogat do të dalin me rritjet e paralajmëruara nga Qeveria.
Nesër pritet që mësimdhënësit parauniversitarë, policët, shërbyesit civile, zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit t’i marrin rrogat me rritje deri në 50 për qind.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar se kjo ministri i ka bërë të gjitha përgatitjet që nga sot të filloi ekzekutimi i të gjitha llojeve të pagesave nga buxheti i Kosovës, pasi javën e kaluar është miratuar buxheti nga Kuvendi.
“Ministria e Financave i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme. Besoj se rrogat me rritje për punëtorët e sektorit publik, do të lëshohen nga dita e martë”, ka thënë Hamza.Por, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Hose Suleman sot përsëriti se Qeveria mund t’i rrisë rrogat nëse ka më shumë prodhim, nëse ka një shkallë më të lartë të rritjes ekonomike, ose nëse ka rritje të produktivitetit.
“Le ta zëmë që inflacioni është shtatë për qind edhe pse kemi 13 për qind dhe le të supozojmë që produktiviteti është diçka rreth dy për qind. Le ta zëmë, po ashtu, që rritja e pagave, edhe nën marrëveshjen, të cilën e kemi, do të shkonte ndoshta deri në 15 për qind. Bazuar në gjendjen ekonomike rritja e pagave do të mund të bëhej, për jo më shumë se 15 për qind – madje do të ishte edhe më e ulët”, ka thënë Suleman.
Sa i përket rrezikut nga deficiti buxhetor që mund të hyjë vendi në këtë vit, Suleman tërhoqi vërejtjen se Kosova duhet të ketë kujdes që deficiti i saj buxhetor të mos jetë më i lartë se pesë për qind e Bruto Prodhimit Vendor (GDP).
Për të menaxhuar deficitin, Suleman sugjeron institucionet e Kosovës që të gjejnë fonde apo të hyjnë në borxh.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











