Kultura
Spanja ia ndalon hyrjen poetes Edi Shukriu
Edi Shukriut nuk i është lejuar pjesëmarrjanë një festival të poezisë në Toledo për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh atë të Kosovës
Festivali i Poezisë, Voix Vives, që këtë vit do të mbahet në qytetin e Toledos, ka dalë me një komunikatë për media, ku kritikohen autoritetet që ua kanë ndaluar hyrjen dy poetëve.
Bëhet fjalë për poeten kosovare, Edi Shukriu dhe poetin egjiptian Amgad Ryan. Të dy kishin planifikuar të marrin pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Edi Shukriut nuk i është lejuar pjesëmarrja për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh atë të Kosovës, dhe me këtë problem ballafaqohen edhe shtetasit tjerë kosovarë, kurse poetit egjiptian për shkak të qëndrimeve të tij.
Edhe pse i është dërguar një letër ambasadës spanjolle nga qyteti i Toledos, kërkesa nuk është marrë parasysh. Organizatorët e dënojnë këtë akt, që është sulm mbi kulturën dhe lirinë e shprehjes nga shtetit spanjoll, duke mohuar hyrjen në Spanjë, të këtyre dy poetëve në edicionin e katërt të festivalit ndërkombëtar të poetëve.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim











