Sport
Spektakël i boksit dhe kik-boksit në Zvicër
Sipas organizatorëve në programin e këtij spektakli do të jetë edhe një turnir në të cilin do marrim pjesë tetë luftëtarë në K1. Këta do të luftonin për çmimin e madh prej 10.000 franga zvicerane
Në muajin e nëntë të këtij viti, në Bazel apo Cyrih do të zhvillohet një mega spektakël i sporteve luftarake në të cilën do të përballen kik-boksierët më të mirë shqiptarë.
Pikërisht për organizimin e një evenimenti të madh të sporteve luftarake, i cili sipas të gjitha paralajmërimeve kësaj radhe do të jetë me një koncept ndryshe nga të tjerët dhe me plot befasia.
Për organizimin sa më të mirë të këtij evenimenti, forcat e tyre në një organizatë i kanë bashkuar tre persona. Bëhet fjalë për Valdet Bajramin, i cili do të jetë kryetar i Këshillit Organizativ, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu, shkruan “Alsat”.
Evenimenti do të mbajë emrin “The Money Challenge” ku organizatorët përveç përballjeve prestigjioze, kanë paraparë edhe lufta të ashpra për titull Evrope. Në njërën prej tyre në ring do ngjitet kërçovari Urim Saiti, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatorëve në programin e këtij spektakli do të jetë edhe një turnir në të cilin do marrim pjesë tetë luftëtarë në K1. Këta do të luftonin për çmimin e madh prej 10.000 franga zvicerane. Prej tani organizatorët e këtij evenimenti të madh të sporteve luftarake kanë filluar kontaktet me kik-boksierë dhe boksierë të njohur shqiptar.
“Kemi biseduar shumë gjatë me Urimin dhe Avdylin, për konceptin, madje kemi biseduar edhe për gjërat më të thjeshta vetëm e vetëm që të dalim të suksesshëm. Të gjithë kemi pas përvoja me organizime dhe të njëjtat i kemi paraqit në flet, ndërkohë që kemi futur në program disa gjëra që do jenë risi në evenimente. Mendoj se të njëjtat do të pranohen shumë mirë edhe nga shikuesit. Nga tani e shoh se kemi mbështetje të madhe nga sportistët, kështu që apeloj secili që mendon se mund të ngjitet në ringun tonë mund të na kontaktoj dhe në fund do të kënaqemi të gjithë me atë spektakël që do e organizojmë”, thotë Valdet Bajrami. Ky spektakël do të zhvillohej pas pushimeve verore, kur mërgata shqiptare do të kthehet në Zvicër.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












