Lajme
Spitalet e mbingarkuara në Itali
Personeli spitalor, që po lufton me pandeminë e COVID-19 në Itali, është i mbingarkuar dhe i sfilitur në maksimum, tha sot një mjek në vijën e parë të frontit të krizës.
“Ne po ndihemi keq, shumë keq”, u shpreh doktor Claudio Zanon, kreu i spitalit “Valuce” në provincën veriore të Como-s, në një videokonferencë me Shoqatën e Shtypit të Huaj.
“Ndryshe nga vala e parë, personeli shëndetësor është i zhgënjyer, i pamotivuar, i stresuar, në sfilitje totale” shpjegoi Zanon, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch
“Na ka pushtuar një hidhërim i përgjithshëm, që po e minon luftën kundër epidemisë”, shtoi ai.
“Spitali i “Valuce” nuk ka më asnjë shtrat të lirë, përfshirë edhe departamentin e tij të kujdesit intensiv, dhe po del pa 70 nga 600 mjekët dhe infermierë, sepse ata janë infektuar me COVID-19”.
Dje, Zanon urdhëroi mbylljen e urgjencës së spitalit, që do të thotë se nuk pranohen më ambulanca, sepse tashmë ishte e mbushur me rreth 30 pacientë që prisnin një shtrat spitali.
Como, së bashku me Monzan, Varesen dhe Milanon, është një nga provincat e rajonit të pasur verior të Lombardisë i goditur më keq nga vala e dytë e COVID-19.
Dr. Zanon tha se situata është po aq kritike, sa ishte në fillim të këtij viti në Bergamo, një epiqendër e së kaluarës së pandemisë, që u bë i njohur si “Wuhan i Italisë”.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? Era në jug të Alpeve ka fryrë fort për 10 ditë: një vazhdimësi mjaft e pazakontë.... -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët













