Lajme
Sportistët janë ambasadorët më të mirë të Kosovës
"Të gjithë futbollistët kosovarë që janë pjesë e ligave më të forta evropiane, kanë prezantuar para botës imazhin e vërtetë të Kosovës"
Këto komente i bëri të premten në Prishtinë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi gjatë një takimi me futbollistët kosovarë, që luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë të Italisë, Përparim dhe Mehmet Hetemaj.
Ministri i përgëzoi ata për sukseset që kanë arritur deri tash, duke shtuar se sukseset e tyre kanë bërë krenarë gjithë popullin e Kosovës.
Ai tha se të gjithë futbollistët kosovarë që kanë qenë dhe janë pjesë e ligave më të forta evropiane, kanë prezantuar para botës imazhin e vërtetë të Kosovës dhe talentin e madh që kanë të rinjtë në Kosovë.
“Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi”, tha ministri Krasniqi, duke shtuar se institucionet i shohin ata si një vlerë shumë të madhe.
Ai tha se eksperienca e futbollistëve, si Përparim dhe Mehmet Hetemaj, por dhe futbollistëve të tjerë, do t’i duhet shumë Kosovës, dhe kërkoi nga ta që të japin kontributin e tyre, në afirmimin e sportistëve të rinj nga Kosova, si dhe të ndihmojnë në zhvillim sa më cilësor të garave.
Gjatë takimit, ministri Krasniqi i njoftoi futbollistët nga Skenderaj për të arriturat në sport, si dhe për planet në të ardhmen.
Ai tha se vendimi i FIFA-s për lejimin e ndeshjeve miqësore, ka kthyer shpresat tek të rinjtë dhe motivi për gara është shumë më i madh.
Nga ana e tyre, futbollistët Përparim dhe Mehmet Hetemaj vlerësuan përpjekjet që po bëhen kohëve të fundit nga të gjitha institucionet, për avancimin e sportistëve.
Ata shprehen gatishmërinë që të japin kontributin e tyre për një zhvillim sa më të shpejtë dhe të mirë të futbollit në Kosovë.
Përparim Hetemaj luan për ekipin e Ligës së Parë italiane (Serie A), Chievo e po ashtu edhe mbron ngjyrat e kombëtares së Finlandës. Ndërkaq Mehmet Hetemaj luan për ekipin AlbinoLeffe që bën gara në Ligën e Dytë të Italisë (Serie B), bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Sportit të Kosovës.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











