E-Diaspora

St.Gallen mund Bazelin,Bunjaku hero i ndeshjes

FC Basel është kthyer në shtëpi me humbjen përmes dy golat e vonë të St. Gallenit, përmes Cavusevicit në minutn 84 dhe Bunjakut, në minun 90

Kampioni i shumëfishtë dhe aktual i Zvicrës, FC Basel ka pësuar humbjen e dytë në këtë sezon. Të shtunën klubi më i madh zviceran i ka “lënë pendlat“ në qytetin lindor të Zvicrës, St.Gallen, në lojë me klubin e atjeshëm që mban po këtë emër.

I llogaritur si favorit, FC Basel është kthyer në shtëpi me humbjen që ia kanë shkaktuar dy golat e vonë të St. Gallenit. Ka qenë Cavusovic, në minutën 84 dhe pas tij Albert Bunjaku në të nëntëdhjetën që kanë shënuar ndaj mysafirëve. Golin për Bazelin e kishte shënuar në minutën 56 Davide Calla.

Edhe pse nami i Baselit ka pësuar jo vetëm nga Bunjaku, kur dihet se golin e parë e ka shënuar Cavusovic, goli i Bunjakut ka bërë më shumë bujë. Me këtë gol, ai ka merituar ofiqin “tmerri i portës së Baselit”, që ia kanë ngjitur gazetarët. Kjo ka ndodhur pasi që në ndeshjen e xhiros së pestë të luajtur gjatë gushtit Bunjaku i kishte shënuar Bazelit deri atëherë të pamposhtur dy gola si mysafir.

Pas kësaj humbjeje FC Basel mund ta humbë edhe pozitën e të parit në tabelë. Nëse kjo do të ndodhë, do të tregohet nga rezultati nesër i FC Zürich-ut, i cili po e ndjek me sukses të parin e tabelës.
Për St. Gallenin, përveç BUnjakut ka luajtur edhe Lenjani ndërsa për FC Baselin është angazhuar vetëm Taulant Xhaka. Ka munguar golgeteri i klubit , Shkelzen Gashi.