CH-Ballkani
Stadiumi i Prishtinës peng i bllokadës politike
Renovimi i plotë i Stadiumit të Qytetit në Prishtinë mund të vonohet në rast se bllokada politike në Kosovë do të vazhdojë, konsiderojnë përfaqësuesit e Federatës kosovare të Futbollit
Bllokada politike në Kosovë e cilat është manifestuar me ngecjeve në zhvillimin ekonomik dhe në atë integrues, ka lënë pasoja edhe në sportin kosovar. Renovimi i plotë i Stadiumit të Qytetit në Prishtinë mund të vonohet në rast se bllokada politike në Kosovë do të vazhdojë, konsiderojnë përfaqësuesit e Federatës kosovare të Futbollit.
Në ditën kur presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, e vizitoi Kosovën (një ditë më parë), zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës thanë për BIRN se janë në pritje të formimit të qeverisë së re në mënyrë që të kryhen pagesat e nevojshme për renovimin e këtij stadiumi.
Sipas Eroll Salihut, sekretar i përgjithshëm i FFK-së, këto pagesa nuk mund të urdhërohen pa u formuar qeveria.
“Duhet të alokohen fonde të reja nga qeveria, por këto fonde nuk mund të bëhen pa u formuar qeveria e re”, tha Salihu.
Kosova ende nuk e ka një stadium që plotëson kriteret e UEFA-s prandaj ekipi kombëtar i Kosovës në futboll ndeshjet si vendas deri më tani i ka zhvilluar në stadiume të Shqipërisë. Një stadium në Mitrovicë i cili është përgatitur për ndeshje të tilla, nga UEFA po vlerësohet i papërshtatshëm për shkak të brengave të tyre në çështje të sigurisë.
Salihu pret që kjo gjendje të vazhdojë deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm. “Presim që stadiumi (i Prishtinës) të jetë gati deri në prill të vitit të ardhshëm. Janë ende disa punë që duhet bërë”, tha Eroll Salihu.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale Një emër i madh i financës britanike, Alan Howard, është rikthyer në Zvicër, duke iu bashkuar... -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen











