E-Diaspora
Statistika e refugjatëve në Zvicër për muajin korrik 2018
Në muajin korrik, në Zvicër janë parashtruar 1.374 parashtresa për azil, që paraqet një rënie prej 18.9 për qind krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar (-320 parashtresa).
Krahasuar me qershorin 2018, kjo shifër paraqet një rritje prej 10.3 për qind (+128 parashtresa). Në muajin korrik, numri i migrantëve që kanë ardhur në bregdetin italian mbeti në një nivel shumë të ulët (pothuajse 2.000 persona).
Nga ana tjetër, numri i zbarkimeve në Spanjë është rritur (rreth 10.000 persona). Për disa muaj, Zvicra nuk ka qenë vendi i parë i destinacionit për emigrantët që vijnë në Europë, por më tepër kanë ardhur në Spanjë, Itali apo Greqi.
Në muajin korrik, Sekretariati shtetëror për migrim (SEM) ka përpunuar 2.257 parashtresa për azil në shkallë të parë. Prej këtyre, 382 rezultuan me një vendim pa hyrje (322 në bazë të Marrëveshjes së Dublinit), 620 personave iu është dhënë azil dhe 765 janë pranuar përkohësisht.
Numri i aplikimeve në pritje të shkallës së parë është 15.002; që ka shënuar rënie prej 735 parashtresash në krahasim me muajin e kaluar.
Vendet kryesore të origjinës së parashtruesve në muajin korrik në Zvicër mbeten Eritrea me 260 parashtresa, 38 më shumë se në qershor 2018 dhe Siria (145 parashtresa, +33). Pastaj vijnë Turqia (117 parashtresa, +62), Afganistani (115 parashtresa, -7) dhe Iraku (72 parashtresa, +34).
Gjithashtu në muajin korrik, 616 persona u larguan nga vendi nën kontrollin e autoriteteve. Zvicra i ka kërkuar shteteve të tjera të Dublinit të marrin mbi 537 parashtrues, prej të cilëve 163 janë transferuar. Nga ana e saj, ajo ka pranuar 541 parashtresa për kujdes nga shtetet e tjera të Dublinit dhe 154 persona u transferuan në territorin e saj, transmeton Albinfo.ch.
Programet e risistemimit
Gjatë muajit korrik, 139 shtetas sirianë arritën në Zvicër si pjesë e programit të zhvendosjes së Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Këshilli Federal zviceran, në muajin dhjetor 2016 vendsoi të pranojë brenda dy vitesh një kontigjent të ri prej 2.000 viktimave të konfliktit sirian. Deri në fund të korrikut 2018, 1.135 persona janë mirëpritur në Zvicër. Ky program i kushtohet veçanërisht personave të cenuar në Siri ose në vendet fqinje, të cilave UNHCR u ka dhënë statusin e refugjatit.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












