Jeta në Zvicër
Stéphane Rossini, kryetar i ri i Parlamentit
Posti i kryetarit të Dhomës Nacionale (ose Dhomës së Madhe) të Parlamentit të Zvicrës konsiderohet si posti më i lartë në institucionet e vendit
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës prej sot ka një kryetar të ri. Ai është politikani temperament 51 vjeçar i Valisit nga Partia Socialdemokrate, Stéphane Rossini. I posazgjedhuri me këtë hap e kurorëzon karrierën e tij si deputet ne katër legjislatura i Parlamentit të Zvicrës.
Duke qenë se ai, pas 16 vitesh deputet nuk e ka ndërmend që të kandidojë më për zgjedhjet nacionale që mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ai konsideron se do të jetë më i lirë për të ushtruar detyrën e re gjatë një viti sa i zgjat mandati.
“Do të jem një president i padukshëm”, ka thënë ai sot me rastin e prezantimit para medieve. Rossini është shprehur i gëzuar që me detyrën e tij të re, përfaqësuese, në vend dhe jashtë vendit do ta “përmbushë e jetë demokracinë zvicerane”.
Nga 186 deputetët sa votuan, 170 vota shkuan për presidentin e ri, 5 vota ishin kundër, ndërsa 9 të pavlefshme.
Me zgjedhjen e kryetarit, që formalisht konsiderohet si posti më i lartë në Zvicër, janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët. Politikania e FDP/PLR, Christa Markwalder është nënkryetarja e parë ndërsa Jürg Stahl nga SVP/UDC, nënkryetari i dytë.
Rosini ka zënë vendin e deputetit të CVP/PDC, Ruedi Lustenberger.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it










