Shkurt.ch
Strasburgu ia ndalon Zvicrës dëbimin e iranianit
Iraniani 37 vjeçar në rast kthimi në atdheun e tij mund të dënohet me vuajtje burgu deri në 7 vjet dhe me 70 goditje me kërbaç
Zvicra nuk ka të drejtë të dëbojë në vendin e tij një azilkërkues, shtetas iranian pasi që në Iran atij i kanoset tortura dhe trajtimi çnjerëzor. Këtë vendim e ka bërë të ditur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke e rrëzuar kështu një vendim që kishte marrë më parë Gjykata Federale Administrative e Zvicrës.
Iraniani 37 vjeçar në rast kthimi në atdheun e tij mund të dënohet me vuajtje burgu deri në 7 vjet dhe me 70 goditje me kërbaç. Në këto rrethana, kthimi i tij në Iran përbën shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut.
Duke marrë këtë vendim trupi gjykues është mbështetur edhe në raportin më të ri për Iranin, të bërë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në kuadrin e OKB-së, pastaj në raportin e këshillit respektiv të SHBA-së etj, shkruan srf.ch. Të gjitha këto raporte shohin në Iran më shumë përkeqësim se sa përmirësim të situatës. Krahas kësaj, gjykata niset edhe nga parimi “në rast dileme, në favor të të akuzuarit”.
Sidoqoftë, Zvicra ka të drejtë ankese në Dhomën e Madhe të Gjykatës së Strasburgut. Por duke u nisur nga fakti se në Dhomën e Vogël në favor të iranianit kanë votuar 6 nga 7 gjyqtarët, gjasat që Zvicra të fitojë janë të vogla.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit













