Kosova
Studentët blejnë temat e diplomës nga 150 deri 250 euro
Studentët e pranojnë këtë fakt, madje një studente e nivelit master në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ka deklaruar se është e përfshirë në këtë proces
Rezultatet e PISA-s që dëshmuan për nivelin e dobët të arsimit në Kosovë nuk janë të rastësishme. Mbi 80 për qind janë në dijeni, ose të përfshirë në procesin e shitblerjeve të temave të diplomave në të gjitha nivelet e studimit.
Ky është një hulumtim që e ka siguruar Radio Kosova, i cili është bërë nga Instituti Edguard. Çmimet e diplomave variojnë nga 150 deri në 250 euro.
Studentët e pranojnë këtë fakt, madje një studente e nivelit master në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ka deklaruar për Radio Kosovën se është e përfshirë në këtë proces, përcjell albinfo.ch.
“Jam në nivelin master në Filologjik. Për arsye që jam në punë, nuk kam pasur kohë të merrem me temë hulumtuese, e kam angazhuar dikë që është i asaj fushe. Diku 300 euro më kushton tema. Ai del e bën temën hulumtuese në terren, unë në fund ia lëshoj një sy dhe e dorëzoj”, ka thënë ajo në kushte anonimiteti.
Ndërkohë, Rinor Qehaja nga Instituti Edguar, i cili është marrë me këtë hulumtim është shprehur se ka rezultuar një prezencë shumë e madhe e kësaj dukurie në mes të studentëve, dhe jo vetëdijesim i mjaftueshëm i tyre për efektin që ka.
“Çmimet variojnë nga 150 deri në 250 euro, varet prej nivelit të studimeve. Dallojnë shumë, për shkak se interesi i blerësit është që të marrë vetëm një diplomë apo është i interesuar që dikush ta punojë në mënyrë më të mirëfilltë atë diplomë”, ka thënë ai.
Prorektori për Kërkime Shkencore në Universitetin e Prishtinës, Faton Berisha, tha se “ndihma jolegjitime” te punimet akademike është një problem ndërkombëtar. Ai tha se rolin vendimtar e kanë mentorët dhe komisionet që duhet t’i kontrollojnë temat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











