Lajme
Studentët e diasporës kërkojnë depolitizim të arsimit
Studentët shqiptarë në Skandinavi, mbështesin studentët në Kosovë për një depolitizim të arsimit, ndërsa i bën thirrje qeverisë që t'i marrë parasysh shqetësimet e studentëve
Studentët shqiptarë në shtetet e Skandinavisë shprehen të shqetësuar me gjendjen e fundit në Universitetin e Prishtinës, duke kërkuar që sistemi arsimor në Kosovë të depolitizohet. Studentët e diasporës kërkojnë edhe nga studentët, por edhe institucionet kosovare, që
shqetësimet t’i zgjidhin nëpërmjet rrugëve demokratike.
Organizata “Rinia dhe Studentët Shqiptar në Norvegji” (Albansk ungdom og studentforening) si dhe Rrjeti Rinor në Danimarkë, shkruajnë një letër të hapur studentëve shqiptar si edhe institucioneve shtetërore të Kosovës.
“Duke parë dhe duke ndjekur me interes zhvillimet e fundit në fushën e arsimit në Kosovë, besojmë dhe mbështesim fuqishëm studentët e Kosovës në rrugën e tyre paqësore për të reformuar sistemin aktual universitar, si dhe dënojmë çfarëdolloj akti të dhunës të përdorur në një shtet demokratik”, thuhet në letër.
Arsimi universitar, sipas tyre, është dija dhe e ardhmja e një kombi, i cili ndikon direkt në formimin e elitës dhe zhvillimit të një vendi.
“Duke u mbështetur në modelet demokratike perëndimore, ne mendojmë se Rektorati, si instituti më i lartë i arsimit të Kosovës, duhet të jetë i depolitizuar dhe i menaxhuar nga specialistë të kualifikuar”, thuhet në letrën e studentëve shqiptarë të Skandinavisë.
Menaxhimi i mirë dhe depolitizimi i një institucioni të tillë, sipas studentëve në mërgatë, sjell zhvillimin e tij të mëtejshëm dhe e bën atë konkurrent në rajon dhe me gjerë.
“Ne si organizata studentore në diasporë, jemi informuar rreth shqetësimeve dhe pretendimeve të studentëve në Kosovë për një politizim të theksuar si edhe për një mungesë profesionale të menaxhimit të rektoratit, institucionit më të lartë arsimor të Kosovës
Lëvizja studentore, sipas studentëve të mërgatës, është fuqia më e madhe që mund të ketë një shtet demokratik. Prandaj, me anë të kësaj letre studentët e diasporës mbështesin studentët në Kosovë për një depolitizim të arsimit, ndërsa i bën thirrje qeverisë që t’i marrë
parasysh shqetësimet e studentëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












