Lajme
Studimi i Cyrihut: Një në pesë nxënës e kishte Covid-19
Rreth 20% e nxënësve në Cyrih kanë pasur koronavirusin, kanë gjetur rezultatet paraprake të një studimi.
Kjo është hera e tretë që Universiteti i Cyrihut (UZH) ka testuar 2,500 nxënës shkollorë në gjithë kantonin, si pjesë e projektit të tij Ciao Corona, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e përfunduara nga kjo fazë do të publikohen zyrtarisht brenda tri javësh. Ndërkohë, gjetjet paraprake nga testimi mars-prill 2021 tregojnë se 19% e fëmijëve kishin antitrupa për koronavirusin, që do të thoshte se ata e kishin pasur atë.
Në qershor të vitit 2020, në fazën e parë të provës, numri ishte vetëm 2%. Shkalla e infeksionit të fëmijëve ishte e ngjashme me atë të prindërve dhe stafit të testuar si pjesë e projektit. Studimi gjeti se nuk kishte shumë ndryshime ndërmjet grupeve të moshës, megjithëse grupmosha 12+ në përgjithësi ishte më pak e prekur.
Në maj të vitit 2020 shkollat e Zvicrës rihapën dyert e tyre pas një bllokimi kombëtar tetëjavor për të ndaluar përhapjen e virusit. Ato kanë qëndruar të hapur edhe këtë vit shkollor, nën masa të rrepta higjienike. Shkollat në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, për shembull, janë mbyllur për periudha më të gjata gjatë kësaj kohe, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari pas sulmit me thikë në Embrach Shtetasi 24 vjeçar i Kosovës ka sulmuar me thikë shtetasin 30 vjeçar të Maqedonisë së Veriut... -
Partia Socialiste Zvicerane dëshiron të luftojë kundër rritjes së qirave -
Bernë: Me flamuj të Iranit dhe Izraelit, dhjetëra kundërshtarë të regjimit festuan para ambasadës iraniane -
SWISS anulon fluturimet për në Tel Aviv dhe Dubai -
Gjykata e Usterit jep 11 vjet burg për vrasjen e 28-vjeçarit me thikë në Zvicër














