Lajme
Stuhia në Palermo të Italisë, deti “përpinë” jahtin luksoz në 60 sekonda
Një kamerë sigurie ka filmuar momentin kur jahti superluksoz “Bayesian” u fundos natën e së dielës në brigjet e Palermos.
Sipas medias italiane ANSA, videoja është marrë nga një kamerë e një vile 200 metra larg vendit ku ishte ankoruar varka dhe e tregon mjetin lundrues duke u fundosur përballë Porticellos.
“Në vetëm 60 sekonda mund të shihni që anija zhduket”, tha pronari i vilës. “Rastësisht, pasi u publikua lajmi, pashë kamerat. Më thanë fëmijët e mi. Nga rreth 20 kamerat e vendosura në shtëpi, vetëm njëra nuk u rrëzua nga stuhia. Ju mund ta shihni shumë mirë se çfarë po ndodhte”, shtoi ai.
Teksa ende po kryhen kërkime për gjetjen e të zhdukurve, ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se 24 orët e ardhshme janë “kritike” nëse ka ndonjë shpresë për të gjetur dikë të gjallë, me gjasat që të ketë ajër ende brenda rrënojave.
Rojet bregdetare italiane thonë se personat e zhdukur mund të kenë mbetur të bllokuar brenda jahtit të fundosur. Zëdhënësi Vincenzo Zagarola tha se ata mund të mos kenë pasur kohë të zbresin nga anija pasi ajo u fundos shumë shpejt.
Sipas BBC, një nga mjekët që trajtonte të mbijetuarit tha më herët se jahti u përmbys “brenda pak minutash”, ndërsa një nga zhytësit tha për mediat italiane se jahti ishte “praktikisht i padëmtuar” dhe qëndronte anash në fund të detit.
Një zëdhënës i brigadës italiane të zjarrfikësve tha se zhytësit po kërkonin mënyra alternative për të hyrë brenda anijes pasi mobiljet kanë bllokuar hyrjen në kabina.
Sipas BBC, pasagjeri i gjashtë i zhdukur në Siçili është Nedda Morvillo, një dizajnere bizhuterish. Ajo është gruaja e një pasagjeri tjetër të zhdukur, Chris Morvillo, i cili është partner në firmën ligjore Clifford Chance.
VIDEO:
https://youtu.be/XMklg5mUVrw?feature=shared
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













