Shkurt.ch
Stuhia u merr jetën dy të rinjve
Nga përplasaj e një trungu te drurit, ka vdekur vozitësja 22 vjeçe dhe një person 29 vjeçar që ishte me të në makinë
Një stuhi e fuqishme që ka kapluar Zvicrën natën në mes të të enjtes dhe të premtes, u ka kushtuar me jetë dy njerëzve në kantonin e Cyrihut. Rreth orës, 21. e 30 të të enjtes, një trung peme që është rrëzuar nga forca e stuhisë, është përplasur mbi makinën ku ndodheshin katër veta. Për dy nga nga ta, kjo goditje ka qenë fatale.
Kanë vdekur vozitësja 22 vjeçe dhe një person 29 vjeçar që ishte me të në makinë, njofton policia e Kantonit të Cyrihut.
Dy të reja 22 vjeçe që ndodheshin në pjesën e mbrapse të makinës kanë pësuar lëndime dhe jane transportuar në spital.
Dëme të mëdha me këtë rast ka pësuar makina dhe pajisjet e rrugës.
Moti i ligë që ka mbretëruar dje ka shkaktuar edhe anulimin e solemnitetit të hapjes solemne të festës së gjimnastikës në nivel të Zvicrës qe ka filluar më 13 dhe përfundon më 23 qershor në Biel/Bienne. Stuhia me këtë rast ka rrëzuar pajisjet e vendosura në platonë ku duhej të mbahej solemniteti. Po ashtu në Biel/Bienne nga fuqia e stuhisë janë rrëzuar edhe një numër trungjesh të drunjve.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel











