Sport
Suedia e para në minigolf, Kosova e treta
Federata e Minigolfit e Kosovës e ka organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Botëror të Minigolfit, i cili u mbajt ditë më parë në afërsi të Prishtinës, shkruan albinfo.ch.
Pjesëmarrësit në Kampionatin e Minigolfit “World Adventure Golf Masters 2016’’, kanë mbetur të impresionuar me organizimin që e bëri Kosova. Në këtë eveniment morën pjesë 15 shtete të ndryshme, ndërsa Kosova u përfaqësua me 12 lojtarë, përkatësisht tri ekipe.
“Federata e jonë ka befasuar jo vetëm me lojën profesionale të nivelit të lartë, por edhe me organizimin e hapjes së Kampionatit dhe defilimit të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje sportive, nga Sheshi Skënderbe, e deri në hapjen zyrtare në Sallën e Kuqe, deri te ceremonia e mbylljes së Kampionatit e cila ka zgjatur deri në orën 02:00 pas mesnatës së hënë”, ka njoftuar Lavdim Zylfiu, kryetar i Federatës së Minigolfit.
Në konkurrencën e ekipeve fitues ishte shteti skandinav, Suedia, e cila radhitet si e dyta në ranglistën botërore, ndërsa vendin e dytë e zuri Gjermania, shteti më i fuqishëm në botë në Minigolf.
Ekipi i parë i Kosovës tregoi forcën e vërtet duke u radhitur si i treti dhe duke lënë pas shtetet favorite si Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çekia, Belgjika dhe Britania e Madhe.
Në konkurrencën individuale të meshkujve fitues ishte Derice Shumilov Susoho, pasuar nga reprezentuesi çek, Daniel Vlcek, ndërsa lojtari numër tre ishte Gunnar Bengtsson gjithashtu nga Suedia. Në konkurrencën e përgjithshme fitues ishin: Derice Shumilov Susoho nga Suedia, Daniel Vlcek nga Çekia dhe lojtari më i mirë i Kosovës, Liridon Mehmeti u radhit i treti.
Është shumë e rëndësishme të ceket se dy rundet më të mira nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës u luajtën nga Vullnet Mustafa (lojtar i Klubit të Minigolfit ‘’First Block’’) me gjuajtje rekord 47, pasuar nga Liridon Mehmeti (lojtar i Klubit të Minigolfit ‘’Tick Media’’) me 48 gjuajtje.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











