Lajme
Si do t’i njoftojë Suedia qytetarët për masat e reja anti-COVID
Çdo numër telefoni në Suedi do të marrë një mesazh më 14 dhjetor me rekomandime për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 gjatë periudhës së fundvitit.
“Informacion nga autoritetet: Ndiqni këshillat më të rrepta për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Lexoni më shumë në faqen e internetit të informacionit mbi krizat”, thuhet në mesazhin që do t’u dërgohet suedezëve nga Agjencia e Shëndetit Publik, shkruan Euronews.
Ky mesazh do të dërgohet të hënën, kur hyjnë në fuqi kufizimet e reja kundër COVID-19.
“Të gjithë do ta lexojnë, por pak do të reagojnë. Realiteti është se njerëzit tashmë i dinë rekomandimet nga dhjetëra kanale të tjera të komunikimit dhe që njerëzit flasin për të çdo ditë: Mbani distancën, punoni nga shtëpia, bëni një provë nëse ndiheni të sëmurë. Unë nuk mendoj se përmbajtja e SMS do të jetë ndryshe”, tha Max Faxalv, student në Universitetin e Lund-it dhe inxhinier i softuerit.
“Unë kam besim se njerëzit do t’i japin përparësi Krishtlindjeve mbi pandeminë. Po, ne me të vërtetë do të shohim tubime më të vogla se normalisht, megjithatë, unë ende mendoj se do të ketë shumë udhëtime”, shtoi ai.
Kujtojmë se Suedia është ndër të paktat vende në gjithë botën që nuk ka vendosur një bllokim total kundër COVID-19.
Por, autoritetet bënë thirrje për përmbajtje më të madhe javën e kaluar dhe ndaluan mbledhjet e më shumë se tetë personave.
Suedia me 10.2 milionë banorë ka regjistruar mbi 312 mijë raste pozitive dhe 7 mijë e 354 vdekje nga COVID-19.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












