Lajme
Suedia pa izolim, jeta po vazhdon në mënyrë normale
Pavarësisht pandemisë, në Suedi thuhet se aty jeta po vazhdon në mënyrë pothujse normale.
Duket se Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë.
Thuhet se aty jeta po vazhdon në mënyrë pothujse normale.
Këtë fillim pranvere, pamjet nga Suedia duken ndyshe nga ato të shumicës së vendeve tjera. Në kafene dhe bare, kafeja po servohet dhe tapat e birrave dëgjohen tek hapen. Çdo mëngjes, fëmijet shkojnë në shkolla derisa palestrat dhe rrugët me dyqane përreth, nuk janë të zbrazura sikurse në vendet tjera të kontinentit.
Rregullat e vetme të detyrueshme janë mbyllja e shkollave të mesme dhe universiteteve, ndalimi i takimeve të më shumë se 50 personave (nga 500 para dy javësh) dhe një urdhër që detyron baret dhe restorantet të iu shërbejnë vetëm klientëve të ulur në mënyrë që të shmangin tubimet.
Nuk do të rastis të shohësh asnjë njeri më maskë në fytyrë dhe kufijtë e shtetit gjithashtu mbeten të hapura, edhe pse fqinjët, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia i kanë mbyllur të vetat.
Kjo treshe e vendeve nordike ka ndjekur rrugën e shumicës së vendeve të tjera evropiane, me rregulla të rrepta distancimi fizik dhe masa të tjera të izolimit.
Arkitekt i kësaj politike të Suedisë është, Anders Tegnell, shefi i Agjencisë për Shëndet Publik.
Ai ka vlerësuar se është më mirë të presësh sesa të nxitosh të zbatosh një izolim mbarëkombëtar.
Derisa ka pasur edhe zëra kundërshtues, vlerësimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit janë rritur drastikisht javët e fundit. Duket se suedezët, deri më tani, me kënaqësi po ndjekin dhe po u besojnë autoriteteve të tyre. Por, a do të duhej kështu?
Në shikim të parë, shifrat e të infektuarve dhe vdekshmërisë duken të arsyeshme në krahasim me disa vende tjera evropiane. Në Suedi që nga 9 prilli janë regjistruar pak më shumë se 9,000 raste të të infektuarve dhe rreth 800 të vdekur.
Këto numra janë më të ulëta se në vendet si Italia, Spanja, Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, shumica e të cilave numërojnë mijëra të vdekur.
Por, në të njëjtën kohë, ky nuk është një krahasim i drejtë.
Vendet nordike nuk janë aq të lidhura ngushtë me kontinentin e Evropës, pasi janë të ndara përmes detit Baltik. Ato kanë dendësi dhe numër të ulët të popullsisë.
Krahasojeni Suedinë me popullsi rreth 10.2 milionë banorë me Republikën e Çekisë, që është në zemër të Evropës, me një popullsi prej 10.7 milionë banorësh.
Këto dy vende janë pothuajse identike për nga numri i popullsisë, por kanë miratuar strategji krejtësisht të kundërta kur bëhet fjalë për izolimin e popullatës së tyre. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj












