Lajme
Sulmohet ndërtesa e Parlamentit të Kosovës
Ndërtesa e Parlamentit të Kosovës është sulmuar të enjten në mbrëmje me një mjet shpërthyes që la pas vetes vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.
Siç raportojnë mediat në Prishtinë, nuk dihen ende hollësitë rreth këtij sulmi dhe as për autorët apo motivet e mundshme të tij dhe janë duke u kryer hetimet në vendin e ngjarjes.
Zyrtarë të policisë thanë se dyshohet që dy persona kanë qëlluar ndërtesën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë që më pas është gjetur e djegur në një lagje tjetër të Prishtinës.
Sulmin e kanë dënuar institucionet kosovare dhe partitë politike në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













