Shkurt.ch
“Super gjyshja” i heq maskën plaçkitësit dhe e ndjek nga banka
Plaka e kishte ndjerë veten keq se asnjëri nga burrat nuk kishte lëvizur as gishtin e dorës për të vepruar
Skena që është “luajtur” në një bankë të Austrisë nuk i lë asgjë mangu një skene të komedisë kriminalistike. Me një ndryshim thelbësor se kjo në Austri ka ndodhur me të vërtetë. Një gjyshe 82 vjeçe nuk është frikësuar dhe hamendur për asnjë çast kur në bankën ku ajo po priste në radhë paraqitet një kriminel me markë në fytyrë.
Me të shpejtë Hertha Wallacker, kështu quhet super gjyshja, ka sulmuar plaçkitësin e armatosur, ia ka çjerrë maskën dhe ia ka marrë nga duart thesin me të hollat e grabitura. Aq i habitur dhe i frikësuar nga veprimi i plakës ka qenë hajni sa që ka marrë menjëherë arratinë.
“Befasisht një burrë që po qëndronte pranë meje nxori revolen nga çanta. Unë menjëherë ia hoqa maskën nga fytyra”, ka thënë Hertha për mediet austriake. Ajo ia ka marrë atij edhe çantën me të holla, të cilën grabitësit posa ia kishte dorëzuar një nëpunës i bankës, nën kërcënimin e armës. “Këto të holla i takojnë bankës”, i kishte bërtitur plaka hajnit, i cili kishte marrë ikën dhe pas pak ishte kapur nga policia.
82 vjeçarja në një intervistë që i kishte dhënë pastaj gazetës “Österreich” kishte thënë se në përgjithësi ajo nuk e njihte frikën. “Dhe aq më pak frikën nga burrat”. Ajo në fakt kur e kishte ndërmarrë aksionin saj të guximshëm nuk e kishte ditur se pistoleta e plaçkitësit ishte një pistoletë gazi.
Plaka e kishte ndjerë veten keq se në mesin e gjithë atyre burrave që po qëndronin afër asnjëri nuk kishte lëvizur as gishtin e dorës për të vepruar. Për veprimin e saj ajo ka një shpjegim: “Ndoshta shikoj tepër shumë filma kriminalistikë në televizion”,
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












