Kosova
Suspendohen katër policë të Kosovës në veri të Mitrovicës
Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës me detyrë në Stacionin Policor në Veri të Mitrovicës janë suspenduar me vendim të drejtorit të Policisë, me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Përmes një njoftimi për media thuhet se suspendimi i zyrtarëve policorë vjen si rrjedhojë e pamjeve të publikuara në disa portale dhe rrjete sociale, të cilat tregojnë se si zyrtarët policorë me uniformë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kalojnë kohën në një lokal/sport klub.
“Vendimi mbi suspendimin e tyre të përkohshëm deri në 72 orë është lëshuar sot, nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë Veri, mbi bazën e dyshimit se të njëjtit, në kohën e detyrës zyrtare, në uniformë zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftim.
Sipas ligjit, zyrtarët policorë kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore të paraparë në bazë të Udhëzimit Administrativ mbi ‘Shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës’.
Veç suspendimit të përkohshëm, Stacioni Policor Mitrovicë Veri inicion procedurën për hetim të shkeljeve të supozuara ndërsa procedurat e tjera të hetimeve të brendshme disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale.
“Vetëdisiplina dhe disiplina organizative, janë elementet bazë mbi të cilën ndërtohen vlerat e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, prandaj veprimet e tilla, shkeljet e tilla disiplinore nuk do të tolerohen dhe si të tilla do të jenë të ndëshkueshme”, thuhet më tej.
Policia njofton se përpos suspendimit të përkohshëm, Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut ka iniciuar procedurë për hetim të shkeljeve të supozuara, ndërsa procedurat e tjera të hetimeve të brendshme disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











