Lajme
SVP po planifikon një nismë të re për të kufizuar imigracionin
Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë do të nisë një “iniciativë për qëndrueshmëri” në vitin 2023 – e quajtur kështu, sepse partia pretendon se imigrimi “nuk është i qëndrueshëm” në Zvicër dhe duhet të frenohet, përcjell albinfo.ch.
SVP kishte nisur nisma të ngjashme në të kaluarën, të cilat u refuzuan në referendum.
Këtë herë partia thuhet se dëshiron ta sjellë sërish këtë çështje në kutinë e votimit, sepse popullsia e Zvicrës po rritet për shkak të fluksit të të huajve dhe së shpejti mund të arrijë dhe madje të kalojë shifrën e nëntë milionëve.
“Qeveria nuk duhet të lejojë që popullsia të rritet përtej këtij numri”, tha deputeti i SVP-së, Thomas Matter, duke shtuar se në 20 vjetët e fundit popullsia e Zvicrës është rritur me 21 për qind.
“E gjithë liria që kishim në infrastrukturë është shfrytëzuar”, tha ai.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












