Shkurt.ch
SVP/UDC: Ndihmat sociale, jo më shumë se 600 franga në muaj
Aktualisht shuma që rekomandohet në nivel nacional dhe që e aplikojnë shumica e komunave është mesatarisht 986 franga për muaj dhe person
Kohëve të fundit janë shpeshtuar raportimet në medie ku personat ose familjet që varen nga ndihmat sociale etiketohen për shpërdorim të parave të taksapaguesve. Në veçanti në thumb në këtë drejtim janë entet për ndihmë sociale dhe firmat që ofrojnë këto shërbime.
Në ballë të kritikave kundër “industrisë sociale” siç quhet me termin pezhorativ veprimtaria e ndihmave sociale, është partia SVP/UDC. Së fundi kjo parti ka krijuar një grup pune i cili ka përpiluar një letër me kërkesa për t`i dhënë fund atyre që kjo parti i quan shpërdorime. Në këtë letër kërkohet më shumë autonomi e komunave për të vendosur rreth trajtimit të rasteve sociale shkruan gazeta “Tages Anzeiger” në numrin e sotëm.
Ndërsa kërkesa më eksplicite që vjen nga kjo letër është kufizimi i lartësisë së ndihmave sociale në maksimalisht 600 franga në muaj dhe person. Aktualisht shuma që rekomandohet në nivel nacional dhe që e aplikojnë shumica e komunave është mesatarisht 986 franga për muaj dhe person.
Ndihmat sociale sipas SVP/UDC-së në të ardhmen duhet të mundësojnë vetëm furnizimin me ushqim, veshmbathje, sigurimin e kulmit mbi kokë dhe sigurimin bazik shëndetësor. Kjo nënkupton që të hiqet dorë edhe nga “minimumi ekzistencial” që e përcakton autoriteti nacional për ndihmat sociale.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












