Shkurt.ch
SVP/UDC për favorizim të firmave që punësojnë personel vendor
Brunner: Ata ndërmarrës që e kërkojnë personelin sa më shumë që të jetë e mundur brenda Zvicrës, do të përfitojnë me ulje tatimesh
Kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner ka dalë me një ide të re për të joshur ndërmarrësit që të punësojnë personel vendor në vend se ta rekrutojnë atë nga bota e jashtme. Ndërmarrësit me këtë rast do të motivoheshin për ta bërë këtë duke iu zvogëluar taksat, ka propozuar Brunner. Ai ka thënë se ata që e kërkojnë personelin sa më shumë që të jetë e mundur brenda Zvicrës, do të përfitojnë me ulje tatimesh, shkruan sonntagsblick.ch.
Një propozim të ngjashëm Brunner e ka bërë edhe për personat që vullnetarisht pranojnë të kujdesen për njerëzit në moshë. Sipas tij, do të kishte shumë njerëz që do të tregoheshin të gatshëm ta bëjnë këtë në këmbim të uljes së taksave ose të ndonjë përfitimi tjetër.
Ai po ashtu ka kërkuar që të lehtësohet qasja në profesionet e përkujdesjes (edhe në përkujdesjen e fëmijëve) ashtu që të “ndalohet akademizimi” i këtyre profesioneve. Brunner ka thënë se ka njerëz që janë të përshtatshëm për këto profesione por për shkak të barrierave shkollore, (mungesës së diplomave) nuk pranohen në punë.
SVP konsideron se gjatë tri viteve në vijim, deri sa të fillojë zbatimi në praktikë i iniciativës kundër migrimit masiv, Zvicra do të përballet edhe me një fluks të madh migrimi. Për këtë arsye ai i ka bërë propozimet në fjalë, që do të vepronin si masa shoqëruese për jetësimin e inicativës së përmendur.
Sistemi i joshjes me anë të zbritjes së tatimeve, sipas Brunnerit do të zbatohej si një masë e menjëhershme ashtu që të veprojë më shpejtë se sa iniciativa, për jetësimin e të cilës duhet pritur ndryshimi dhe përshtatja e disa ligjeve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













