Lajme
SWIFT kodi i ri, me probleme të reja
Zbatimi i SWIFT kodit të ri po përcillet me shumë vështirësi, pasi disa banka të Evropës dhe botës, ende nuk e kanë zëvendësuar kodin e vjetër
Më 9 dhjetor në bankat kosovare filloi të zbatohet SWIFT kodit bankar i Republikës së Kosovës. Mirëpo që nga fillimi, zbatimi i këtij kodi po përcillet me shumë vështirësi, pasi disa banka korrespondente në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, ende nuk e kanë zëvendësuar kodin e vjetër.
Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror, e njohur me shkurtesën SWIFT, ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për t’u përdorur në lidhje me identifikimin e institucioneve financiare të Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe bankat komerciale në vend kanë kode individuale, të cilat i kanë publikuar në ueb faqet e tyre zyrtare. Banka Raiffaisen, më kohë ka njoftuar të gjitha institucionet financiare korrespondente por edhe klientët për ndryshimin e kodit.
Megjithatë, pas kësaj periudhe ka pasur disa ankesa të klientëve për vonesa të pagesave që vijnë nga jashtë, thotë Iliriana Tahiraj, zyrtare për media dhe marrëdhënie me publikun në Raiffeisen Bank në Prishtinë, duke shtuar se të gjitha pagesat ndërkombëtare dalëse janë realizuar me sukses.
“Problem që ne kemi hasur gjatë kësaj periudhe, është sa i përket pagesave hyrëse (pagesave që vijnë nga jashtë). Ka pasur raste kur disa nga bankat ndërkombëtare edhe pse paraprakisht janë njoftuar nga banka jonë nuk e kanë ndryshuar SWIFT kodin dhe e kanë vazhduar të përdorin SWIFT kodin e vjetër”.
“Në këto raste nuk është realizuar transferi dhe klientët kanë filluar të ankohen dhe menjëherë kemi kontaktuar këto banka dhe kemi bërë ndryshimin e SWIFT”, bën të ditur Tahiraj, citon REL.
Në anën tjetër, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës nuk janë të informuar për problemet lidhur më zbatimin e SWIFT kodit, pasi deri më tani asnjë bankë komerciale nuk ka paraqitur ndonjë ankesë zyrtare në këtë institucion.
Florim Maxharraj është këshilltar i lartë i Bordit ekzekutiv për tregjet, instrumentet dhe infrastrukturën financiare në Bankën Qendrore të Kosovës. Ai thotë se problemet në sistemin bankar në vend nuk ekzistojnë, por ato mund të jenë evidente në bankat urdhëruese jashtë shtetit të Kosovës.
“Kjo thjesht mund të jetë problem që kompanitë apo bankat urdhëruese jashtë shtetit, nuk e ka azhurnuar listën e vetë të kodeve. E vetmja gjë mund të jetë kjo. Sepse kodet e vjetra më nuk ekzistojnë dhe nuk janë funksionale. Do të thotë, arsyeja është se ato SWIFT kodet që kanë qenë, e nuk janë azhurnuar ende prej tyre”, u shpreh Maxharraj.
Përdorimi i SWIFT kodit nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, mundëson lehtësi për transferet dhe transaksionet ndërkombëtare, dhe njëkohësisht ul koston e transfereve ndërkombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












