Shkurt.ch
Swiss anashkalon Ukrainën e Lindjes, pas katastrofës ajrore
Këtë nuk e ka bërë më parë pasi nuk ka pasur vlerësim për rrezikshmërinë. Ky vlerësim është pritur nga autoritetet e zonës ajrore të Ukrainës lindore
Kompania më e madhe ajrore e Zvicrës “Swiss” ka ndryshuar prej dje rutën e fluturimeve drejt vendeve të lindjes, duke anashkaluar vatrat e krizave, si Ukraina. Siç vihet re, ajo e ka marrë këtë vendim vetëm pas shpërthimit fatal që ka ndodhur të enjten në zonën e luftimeve mbi Ukrainë, ku dyshohet se rebelet separatistë prorusë e kanë goditur qëllimisht aeroplanin malajzian të udhëtarëve i cili po fluturonte mbi këtë zonë. Sipas Radiotelevizionit Publik Zviceran (SRF), kompanitë tjera botërore ka kohë që kanë evituar fluturimin mbi zonën problematike të Ukrainës lindore. Duke mos vepruar njësoj, Swiss ka mundur të rrezikojë jetë njerëzish.
Një zëdhënëse e Swiss i është përgjigjur SRF-së se kompania zvicerane nuk e ka bërë këtë veprim më parë pasi që nuk ka pasur vlerësim për rrezikshmërinë e zonës. Ky vlerësim është pritur të vinte nga autoritetet përgjegjëse për zonën ajrore të Ukrainës lindore.
Ndërsa rreth ngritjes eventuale të çmimeve pas ndryshimit të rutës, zëdhënësja thotë se kjo nuk do të ketë fare ndikim në atë drejtim. Kohëzgjatja e fluturimit në linjën e re nuk ndryshon shumë nga e vjetra.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











