Shkurt.ch
Swiss, nga Gjeneva me çmime të Easy-jet-it!
Të gjitha fluturimet nga Gjeneva në qendra evropiane do të zhvillohen me çmimin prej vetëm 39 -frangash për një drejtim
Kompania ajrore zvicerane Swiss nga vjeshta e ardhshme do të vendosë çmime të ulëta dhe do ta zgjerojë rrjetin e fluturimeve nga Aeroporti i Gjenevës. Këtë e bën e shtyrë nga konkurrenca e fuqishme sa u përket çmimeve të ulëta që asaj i vjen nga Easyjet .
Modeli i ri tarifor që do të vendosë Swiss quhet “Economy light” që vlen vetëm nga Gjeneva. Përmes kësaj tarife, të gjitha fluturimet nga Gjeneva në qendra evropiane do të zhvillohen me çmimin prej vetëm 39 frangash për një drejtim. Në këtë ofertë, pasagjerëve u lejohet të marri me vete në aeroplan një çantë dore.
Tarifat e përmendura do të vlejnë nga 1 shtatori 2013 për të gjitha fluturimet nga Gjeneva në aeroportet evropiane përveç në Barcelonë, Moskë, St. Petersburg dhe Cyrih .
Pastaj, gjatë vjeshtës parashihet që Swiss të nisë edhe gjashtë destinacione të reja nga Aroporti i Gjenevës. Kështu, nga Gjeneva në Stokholm do të ketë katër fluturime në javë, në Oslo 3 herë, Londër (Gattwick) 3 herë, Göteborg 3 herë, Beograd t 2 herë dhe Marrakesh 2 herë në javë.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











