Shkurt.ch
“Swiss” zbret çmimet e biletave brenda Evropës
Fushata e re e Swiss fillon nga 9 korriku, mirëpo të gjitha ofertat janë që tash në dispozicion për tu rezervuar
Kompania ajrore e Zvicrës “Swiss” ka vendosur t`i zbresë çmimet e fluturimeve brenda Evropës. Për herë të parë nga Cyrihu mund të nxirren biletat një drejtimëshe që do të kushtojnë nga 89 franga e tutje. Në konceptin e ri të çmimeve të Swiss do të ketë edhe çmime tjera të ulëta për destinacionet evropiane, shkruan revista “Travel Inside”.
Po ashtu edhe tarifat e biletave të klasit biznes do të kenë ulje. Ato do të kushtojnë duke filluar nga 299 franga.
Fushata e re e Swiss fillon nga 9 korriku, mirëpo të gjitha ofertat janë që tash në dispozicion për tu rezervuar, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë Swiss.
Një përshtatje të ngjashme çmimesh, Swiss e kishte aplikuar edhe në shtatorin e vitit të kaluar për fluturimet në destinacionet evropiane nga Aeroporti i Gjenevës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












