Lajme
Swoboda: Mungesë e stabilitetit politik në Kosovë
“Është një keqardhje e thellë që Kosova ende nuk po mund të gjejë stabilitet politik”, ka deklaruar nënkryetari i Fraksionit Social-Demokrat (SPÖ) në Parlamentin evropian, Hannes Swoboda për votimin e së martës në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të formimit të Qeverisë së re, zgjedhjes së kryeministrit, si dhe zgjedhjes së kryetarit të vendit.
“Ngjarjet për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, pas zgjedhjeve të ndërlikuara parlamentare nuk janë ndonjë faqe e ndritshme. Deri më tani, lufta kundër korrupsionit – detyrë primare e Kosovës, ka sjellë shumë pak fryte.
Duhet përqendruar vëmendjen nëse kryetari i ri, i cili është një sipërmarrës, do të shprehë gatishmërinë e duhur që të vazhdojë këtë detyrë”, ka deklaruar Swoboda përmes shërbimit të shtypit të SPÖ.
Kryetari i grupit punues për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, ka kritikuar se udhëheqësia e Kosovës është shumë pak e përgatitur për bisedimet e domosdoshme paraprake me Serbinë. Po të dëshirojnë të ruajnë veriun e vendit, i cili është i dominuar nga serbët, forcat e vendit do të duhet të sjellin ide të reja për zhvillimin e autonomisë dhe integrimit, ka thëne Swoboda.
“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e brendshme dhe përçarjet në Shqipëri dhe Maqedoni, Kosova do të duhet të bëjë përpjekje të posaçme për të justifikuar Pavarësinë dhe stabilitetin e vendit. Gjatë kësaj, Bashkimi Evropian mund të ndihmojë, por politikanët kosovarë duhet urgjentisht t’i bëjë detyrat e tyre të shtëpisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











