Lajme
Synohet bashkëpunim më i ngushtë me Kanadanë
Ambasadori i Kanadasë në Zagreb, Eëin Loughlin dhe komisarja për tregti pranë kësaj ambasade, Synthia Dodig vizituan Odën Ekonomike të Kosovës, ku biseduan për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Sipas Ambasadorit kanadez, Kosova është në agjendën jo vetëm politike por edhe atë ekonomike të Kanadasë dhe bashkëpunimi në sektorë të ndryshme është i një rëndësie të veçantë.
Përvojat e Kanadasë në energjetikë, miniera, edukim, agrobiznes, teknologji informative dhe komunikuese, etj. janë mjaftë të avancuara në këta sektorë mund të bashkëpunohet në të ardhmen, tha ai, duke shtuar se ekziston gatishmëria nga ana e shtetit kanadez për këtë.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu falënderoi Ambasadorin Loughlin dhe komisaren Dodig për vizitën dhe interesimin e tyre për bashkëpunim ekonomik.
Sipas tij, distancat gjeografike nuk janë më pengesë për bashkëpunim ekonomik dhe duhet të koordinohen aktivitetet e përbashkëta me qëllim që biznesmenë nga Kanadaja të kenë informacione më konkrete lidhur me proceset ekonomike në Kosovë.
Të dy palët u pajtuan që së shpejti të kenë aktivitete konkrete të përbashkëta, në mënyrë që të arrihen rezultate në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në shërbim të forcimit të partneritetit me Kanadanë, njofton OEK-u.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













